Neymar po vazhdon të jetë emri me i përfolur në afatin e verës.
Ylli brazilian është i pakënaqur të ekipi i PSG-së dhe ka kërkuar që të largohet gjatë verës.
Interesim për të ka shprehur ish skuadra e tij, Barcelona. Është edhe Neymar i cili me ngulm për kërkon të rikthehet në ‘Cam Nou’ ku u largua para dy vitës.
Por duket se çmimi i lartë është bërë pengesë për transferimin e Neymar të Barcelona, përcjell ORAinfo.
Drejtuesit e PSG-së po kërkojnë hiq me pak se 200 milionë euro për shitjen e tij.
Ndërsa Barcelona nuk ka ofruar para të gatshme, por është e gatshme që të leojë kalimin e Dembele dhe Coutinhos për Neymarin.
Kjo ofertë ende nuk ka marrë përgjigjen definitive nga drejtuesit e PSG-së.
Nga ana tjetër, trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde ka thënë se ekipit të tij i duhen edhe disa lojtarë për tu kompletuar.
Pas ardhjes së Frenkie de Jong dhe Antoine Griezmann Valverde dëshiron edhe një lojtar për ofensivën, dhe sigurisht emri më i përfolur është ai i brazilianit Neymar.
Mbetet të shihet nëse Barcelona do të arrijë ta bindë PSG-së për të arritur marrëveshje për transferimin e yllit brazilian. /ORAinfo/