
Këngëtarja me origjinë shqiptare, Rita Ora, së bashku me prindërit e saj, Verën dhe Besnikun, tash e sa ditë po shijojnë pushimet në Malibu.
Nga pushimet ata publikuan disa fotografi të veçanta, ku shihen mjaft të lumtur pranë njëri-tjetrit.
Sot, Vera publikoi disa fotografi, në njërën nga to, ajo dhe Rita shfaqen me bikini.
Të dyja duken shumë tërheqëse në pozat me bikini, por vëmendja më e madhe shkon te Vera, e cila përkundër moshës, gëzon linja perfekte trupore.
“Familja nuk është vetëm një gjë e rëndësishme, është gjithçka”, shkroi Vera krahas fotografive.


