Nuk do ta besoni! Kjo është skuadra e re e Icardit

18:13 | 29 Korrik 2019

Icardi së shpejti duket se do të largohet nga Interi.

Gjigantët italianë Napoli janë në negociata për të nënshkruar me sulmuesin e Interit Mauro Icardi, sipas Sportitalia.

Argjentinasi ka qenë i lidhur me një largim nga Interi pasi u tha nga klubi se ai nuk është në planet e menaxherit të ri Antonio Conte.

Në zhvillimet e reja, 26-vjeçari është duke u lidhur me një lëvizje te Napoli dhe tashmë ka diskutuar me përfaqësuesit e klubit.

Besohet se shumica e gjërave midis Napolit dhe lojtarit janë pajtuar, përveç të drejtave të imazhit të lojtarit.

Megjithatë, negociatat ndërmjet Inter dhe Napolit mbi një marrëveshje të transferimit të mundshëm nuk kanë nisur ende.

Nga lajmet e fundit kuptohet se sulmuesi nuk do transferohet te Juventus, ashtu siç u tha ditëve më parë.

Komento: