Juventus ia terron Interit, ia merr yllin e madh nga ‘duart’

08:37 | 30 Korrik 2019

Juventusi, favorit për ta blerë Lukakun para Interit.

Juventusi është klubi favorit për ta transferuar Romelu Lukakun gjatë kësaj verë, përkundër pretendimeve të Interit se drejtuesit janë ende duke punuar për blerjen e sulmuesit të Manchester Unitedit.

Drejtori i Interit, Beppe Marotta, tha për Sky Sports Italia se zikaltrit e kanë bërë një ofertë të drejtë dhe të rëndësishme për Lukakun, duke e respektuar vlerën e lojtarit, mirëpo Manchester Unitedi e refuzoi menjëherë këtë ofertë, transmeton Gazeta Express.

Manchester Unitedi ndien se 113 golat e Lukakus në 252 paraqitje në Premierligë, bashkë me 48 golat në 81 ndeshjet me ekipin kombëtar të Belgjikës, e bëjnë belgun njërin ndër sulmuesit më të mirë në Evropë.

26-vjeçari shtoi edhe më shumë spekulime për të ardhmen e tij, duke e postuar një fotografi në rrjetet e tij sociale me menaxherin e tij, Federico Pastorellon gjatë fundjavës që shkoi, me përshkrimin “së shpejti do të vazhdojë”.

Manchester Unitedi i do më shumë 79 milionë funtet që klubi i pagoi për Lukakun në vitin 2017, kur e transferoi nga Evertoni. Mirëpo, Interi nuk mund ta përballojë financiarisht këtë blerje pa i shitur fillimisht disa lojtarë.

Juventusi është i gatshëm ta përfshijë Paulo Dybalan si pjesë të çfarëdo marrëveshjeje për Lukakun dhe tani kampioni i Serisë A është favorit për ta transferuar belgun gjatë këtij afati kalimtar të verës.

Fillimisht, Juventusi duhet ta bindë Dybalan që ta pranojë transferimin në Manchester United, pasi që “Djajtë e kuq” do ta kërkonin ndonjë zëvendësues. Për Lukakun dhe Dybalan foli dje edhe zëvendëspresidenti i Juventusit, Pavel Nevded.

Komento: