Thaçi thotë se Trump po e mbështet Kosovën

12:56 | 27 Dhjetor 2018

Kreu i shtetit të Kosovës, Hashim Thaçi ka komentuar letrën që presidenti donald trump i kla dërguar atij ditë më parë, ku i kërkohet që të arrijë marrëveshje me Serbinë.

Thaçi gjatë një konference me gazetarë ka thënë se shpreson që në muajt në vazhdim të arrihet një marrëveshje gjithëpërfshirëse.

“Ne do të punojmë shumë seriozisht si Kosovë që në muajt në vijim të vazhdojë dialogu të arrihet një marrëveshje gjithëpërfshirëse që Kosova të fitojë njohjen nga Serbia dhe t’i krijoj Kosovës mundësin për ndryshime .Delegacioni i Kosovës ka legjitimetin e qytetarëve edhe nga të zgjedhurit e tyre, shpresoj se në javët e ardhshme do të ndodhë një përfshirje më e madhe në dialog”, ka thënë Thaçi, raporton lajmi net.

Tutje, ai ka thënë se do ta përkrahë fuqishëm punën e ekipit negociator kur ata kërkojnë ndonjë këshillë apo rekomandim, gjithmonë duke respektuar përgjegjësit institucionale kushtetuese dhe ligjore.

“Ne kemi zhvilluar dy takime shumë të rëndësishme. Ky proces është me rëndësi jetike tani kur BE është në mbështetje të këtij procesi, pas letrës së Trump është e qartë se është një mbështetje e plotë nga numri 1 në botë”.

Presidenti ka uruar përsëri që kjo marrëveshje të bekohet në Shtëpinë e Bardhë.

“Ekipi negociator do t’i kryej të gjitha formalitetet, urojë të ndodhë takimi në janar pasi ka shumë rëndësi. Ne në Kosovë e kemi fuqizuar dhe funksionalizuar ekipin negociator”, është shprehur Thaçi.

Sa i takon ftesave nga Gjykata Speciale ndaj ish-pjesëtarëve të UÇK-së ai ka thënë se lufta e tyre ishte e pastër dhe të gjithë duhet t’i përgjigjen ftesave.

“Unë jam krenar me luftën e UÇK-së, ajo ka qenë e pastër prandaj të gjithë duhet t’i përgjigjen ftesave”.

Komento: