Mauro Icardi pritet të largohet gjatë verës nga Inter.
Presidenti i Boca Juniors, Daniel Angelici, ka konfirmuar se kanë pyetur Interin për situatën e Mauro Icardit.
Sulmuesi argjentinas e ka të paqartë situatën te Inter, pasi trajneri i ri, Antonio Conte, nuk llogarit në shërbimet e tij.
“Unë e di se drejtori ynë, Nicolas Burdisso ka folur me Zanettin dhe ka pyetur për situatën e Icardit”, ka deklaruar Angelici, përcjell lajmi.
“Vlen të pyesësh, nuk na kushton asgjë”.
Icardi këtë verë ka qenë i lidhur me Napolin, Romën, PSG dhe Juventus.