Shokohet Inter, ja ku po transferohet Nainggolan

09:20 | 31 Korrik 2019

Fiorentina është në garë para Cagliari për ta transferuar Radja Nainggolan nga Interi.

Ylli belge nuk është në planet e trajnerit Antonio Conte, i cili nuk e konsideron atë pjesë të planeve të tyre për këtë sezon,përcjell ORAinfo.

Nainggolan ishte lidhur shumë me kthimin në Cagliari, veçanërisht pasi ai dëshiron të qëndrojë në Itali.

Tani Sky Sport Italia dhe Sportitalia pretendojnë se Fiorentina i është afruar ish-mesfushorit të Romës për të qenë pjesë e projektit të tyre nën Presidentin e ri Rocco Commisso./ORAinfo/

Komento: