Sulmuesi i Lille, Rafael Leao do të i fryjë testet mjekësore në Milano përpara një transferimi prej 30 milion €.
Leao zbarkoi në Milano të martën në mëngjes dhe ai tani është në klinikën La Madonnina për t’iu nënshtruar kontrolleve mjekësore, para nënshkrimit të një kontrate pesë-vjeçare,përcjell ORAinfo.
Kuqezinjtë janë duke paguar 30 milion euro plus shpërblime për 20-vjeçarin, megjithëse Sky Sport Italia nuk përmend nëse marrëveshja përfshin mbrojtësin e Primavera, Tiago Djalo.
Ai do të plotësojë boshllëkun e lënë nga Patrick Cutrone, i cili përfundoi dje një transferim te Wolverhampton Wanderers.
Leao shënoi tetë gola në 24 paraqitjet e Ligue 1 për Lille sezonin e kaluar./ORAinfo/