Juve s’është “normal”, ofron dy lojtarë për këtë sulmues

10:18 | 31 Korrik 2019

Spekulimet po rriten në Itali që Mario Mandzukic të mund të ndjek shokun e skuadrës së Juventus, Paulo Dybala te Manchester United.

Argjentinasi aktualisht është në bisedime me Unitedin ndërsa Juve kërkojnë ta këmbejnë atë për Romelu Lukaku, përcjell ORAinfo.

Sidoqoftë, Tuttomercatoweb dhe Gazzetta dello Sport të dy pretendojnë se emri i Mandzukic është rritur në negociata.

Kjo për shkak se Zonja e Vjetër do të ishte e gatshme të shkëmbente edhe 33-vjeçaren, në vend që të ofronte para në krye të Dybala.

Sulmuesi kroat ka qenë një shërbëtor besnik i Bianconeri, por nuk duket i pajtueshëm me stilin e lojës së Maurizio Sarri./ORAinfo/

Komento: