Tmerrohen tifozët e Milanit, në këtë gjendje shfaqet transferi i ri pas lëndimit

11:25 | 31 Korrik 2019

Milanit i është lënduar përforcimi i ri.

Theo Hernandez është paraqitur sot ne kliniken La Madonnina për një kontroll te kaviljes pas dëmtimit që pësoi në ndeshjen ndaj Bayern Munchen.

Ish ylli i Real Madrid, është parë në paterica dhe do të përpiqet të rikuperohet për kampionatin e parë, por natyrisht pa rrezikuar, përcjell ORAinfo.

Është thënë se lëndimi i tij është i rëndë dhe që nuk mund të rikuperohet deri në muajin shtator.

Gjithsesi, sot bëhet e qartë saktësisht se sa është shkalla e lartë e lëndimit të Hernandez./ORAinfo/

Komento: