Arrihet marrëveshja, Barcelona e shet yllin 40 milionësh te gjiganti i madh

13:45 | 31 Korrik 2019

Malcom nuk do të jetë pjesë e Barcelonës.

Klubi rus FC Zenit Saint Petersburg ka rënë dakord për një tarifë prej 40 milion euro plus shtesa me skuadrën spanjolle FC Barcelona për anësorin Malcom.

Calciomercato.com konfirmon që 22-vjeçari do t’i bashkohet palës ruse në një marrëveshje katër vjeçare, ku ai do të fitojë 6 milion euro në sezon.

Malcom do të largohet nga gjigantët Katalunas pas vetëm një sezoni ku ai pati kohë relativisht të ulët, pas një transferimi prej 41 milion eurosh nga Bordeaux i Ligës 1 francez, në verën e vitit 2018.

Komento: