Lajm i papritur, shitet skuadra e Seria A

14:20 | 31 Korrik 2019

Sampdoria, tashmë ka një pronësi të re.

Massimo Ferrero raportohet se e ka shitur klubin e Sampdorias te shoqëria e udhëhequr nga Gianluca Vialli për 140 milionë euro.

“Il Secolo XIX” raporton se Ferrero e ka bërë të ditur këtë gjë gjatë një takimi me presidentët e klubeve të Serisë A të shtunën.

“E shita Sampdorian për 140 milionë euro”, citohet t’iu ketë thënë Ferrero atyre.Producenti i filmave kishte qenë në negociata me Viallin për shitjen e klubit.

“Gazzetta dello Sport” kishte raportuar së fundmi se marrëveshja ishte shumë afër finalizimit.

Komento: