Sarri e do Hysajn te Juventusi.
Juventusit i rikthehet interesi për Elseid Hysajn. Maurizio Sarri e njeh mirë shqiptarin dhe e çmon së tepërmi cilësitë e 25-vjeçarit.
Mediat italiane kanë raportuar këtë të martë se Juventusi ka kontaktuar Napolin në lidhje me Hysajn, të cilin e sheh si pasardhës të Joao Cancelos i cili mund të shitet te Manchester City për 50 milion euro.
Presidenti i Napolit, De Laurentiis, në fakt kërkon 25 milionë euro për shqiptarin, gjithsesi diferenca mes ofertës dhe kërkesës nuk është aq e madhe se bisedimet të dështojnë.
Hysaj është i destinuar të largohet nga Napoli gjatë kësaj vere pasi nuk bën pjesë në planet e trajnerit Carlo Ancelotti.
Te Juventusi, ai do të ribashkohej me Maurizio Sarrin, me të cilin ka punuar te Napoli dhe Empoli. Hysaj ka kontratë me Napolin deri në vitin 2021.