ZYRTARE: Boateng nënshkruan me këtë skuadër

15:18 | 31 Korrik 2019

Fiorentina kanë nënshkruar zyrtarisht sulmuesin Kevin-Prince Boateng nga Sassuolo në baza të përhershme.

Marrëveshja u konfirmua në faqen zyrtare të Fiorentina, me klubin që pagoi 1 milion euro për Boateng, i cili ka nënshkruar në një kontratë dy-vjeçare,përcjell ORAinfo.

32-vjeçari është me eksperiencë të madhe pas aventurës n Tottenham Hotspur, Borussia Dortmund, Schalke, Eintracht Frankfurt dhe Milano, duke fituar një Scudetto dhe Supercoppa me këtë të fundit.

Ai shënoi pesë gola në 15 paraqitje për Sassuolo përpara se të kalonte gjysmën e dytë të sezonit të kaluar në Barcelona, ku luajti katër herë pa gjetur pjesën e pasme të rrjetës./ORAinfo/

Komento: