Plas sherri te Liverpool, ja çfarë po ndodh te klubi anglez

15:31 | 31 Korrik 2019

Klopp duket se nuk i ka punët mirë me disa lojtarë në skuadër.

Kur jemi në prag të sezonit të ri, situata te Liverpolli nuk është edhe aq e mirë. Shkak është bërë një moment tensioni mes mbrojtësit Virgil Van Dijk dhe trajnerit Kloop.

Futbollisti holandez dhe tekniku gjerman patën një debat të ashpërnë stol gjatë humbjes së Liverpulit në miqësoren e fundit kundër Napolit në Edinburg.

Goli i parë i Insinjes në “Murrayfield” solli një mosmarrëveshje mes trajnerit dhe mbrojtësit. Holandezi nuk u fajësua direkt për golin, por Klop i tërhoqi vëmendjen yllit të tij nga stoli.

Mbrojtësi më i shtrenjtë në histori nuk ishte dakord dhe e tregoi këtë duke bërë edhe gjeste me duar. Kur u pyet për incidentin pas ndeshjes, 28- vjeçari ishte mjaft i prerë dhe nuk dha asnjë detaj.

Ai u shpreh:

“Disa gjëra mes meje dhe atij. Nuk është nevoja t’i themi të gjitha”.

Komento: