Përfundon “telenovela”, këtë fanellë do ta vesh Lukaku

15:59 | 31 Korrik 2019

Sulmuesi i Manchester United, Romelu Lukaku ka rënë dakord për një transferim te kampionët italianë të Serisë A Juventus, pavarësisht se është lidhur me Interin gjatë gjithë afatit të transferimit.

Ylli belg ka pritur me durim që klubi me qendër në Milano të bëjë një qasje për të pasi ai pranoi hapur dëshirën e tij për të lënë Djajtë e Kuq përpara sezonit të ardhshëm, përcjelll ORAinfo.

Sidoqoftë, është raportuar më herët se Interi nuk mund të përmbushë vlerësimin e United prej 83 milion eurosh për ish sulmuesin e Everton dhe për këtë arsye, gjërat kanë ngecur në të kaluarën e afërt.

Në ndërkohë, Juve doli me një propozim interesant, ku ata ishin të gatshëm të ofrojnë Paulo Dybala te United, në mënyrë që të nënshkruan Lukakun./ORAinfo/

Komento: