Lojtari nga Brazili zbaron në San Siro, sot kryen testet mjekësore

17:42 | 31 Korrik 2019

Mbrojtësi i Flamengo, Leo Duarte ka mbërritur në San Siro për t’i kryer testet mjekësore.

Pasi e mbylli marrëveshjen për Rafael Leao të Lille, Duarte duket se do të jetë i pari në radhë.

Ai do të kushtojë rreth 11 milionë euro dhe kuqezinjtë rrahën konkurrencën nga Roma për të nënshkruar marrëveshjen në fund.

Duarte zbarkoi në Milano Malpensa pasdite dhe do të kryejë pjesën e parë të vizitave mjekësore qysh sot.

Nesër do të bëhet pjesa e dytë e testeve fizike dhe ai do të nënshkruajë një kontratë të re me Milanin, i gatshëm të përqafojë mbrojtësin e tij të ri qendror.

Ndërkohë, lojtari ka lëshuar edhe deklaratat e para: “Jam shumë i lumtur që jam këtu”, ak thënë ai. /ORAinfo/

Komento: