Dështoi në transferimin e Romelu Lukakut, tani Inter po e synon sulmuesin e uruguait, Edison Cavanit.
Por edhe kjo përpjekje nuk do të jetë e lehtë për ekipin e Antonio Contes.
Gazzetta Dello Sport ka radhitur dy pengesa që pritet të jenë pengesë për transferimin e tij në Inter, përcjell ORAinfo.
Para së gjithash, Interi me ofertën e tij do të duhet të bindë Cavani të largohet nga ideja e tij fillestare për të qëndruar në Paris deri në skadimin e kontratës së tij në verën e ardhshme.
Përveç kësaj, kostot e lartë eë marrëveshjes e bëjnë atë shumë të ndërlikuar.
Paga e lartë e lojtarit është pengesë për Interin. Cavani aktualisht fiton 10 milionë euro plus shpërblime që mund të marrin deri në 12 milionë euro të PSG.
Kjo pagë duket e paarritshme të Inter.
Sidoqoftë, ekipi italian do të ishin në gjendje të ofrojnë një kontratë të ngjashme që ata kishin gati për Lukaku, me vlerë rreth 9 milionë euro në vit.
Mbetet të shihet nëse kjo ofertë e Interit do ta bind sulmuesin e njohur të rikthehet në Serie A. /ORAinfo/