Bomba e mbrëmjes: Moise Kean bëhet lojtar i Evertonit

23:03 | 31 Korrik 2019

Moise Kean është bërë lojtar i Everton.

Juventus ka përfunduar të gjitha dokumentet dhe tani vetëm pritet zyrtarizimi i Kean të Everton.

Transferimi i sulmuesit italian do t’i kushtojë Evertonit 30 milionë euro plus shpërblime që mund të merrnin deri në 40 milionë euro, përcjell ORAinfo.

Kean e kaloi ditën në Monte Carlo, në selinë e agjetit Mino Raiola, ndërsa ky i fundit ishte në Liverpool për të vendosur kontratën e sulmuesit.

Marrëveshja thuhet se është pesë-vjeçare me vlerë 3 milionë euro në vit.

Nesër pritet që klubet zyrtarisht ta bëjnë publike transferimin e 19 vjeçarit në Everton. /ORAinfo/

Komento: