Drejtuesit e Milan propozojnë shitjen e yllit të madh, vendimin do ta marrë Giampaolo

00:09 | 01 Gusht 2019

Në dy sezonet e fundit, Kessie ka qenë lojtari më i përdorur në Milan, por e ardhmja e tij me kuqezinjtë mbetet e pasigurt.

Për të mbledhur fonde, Kessie mund të shitet të një klub tjetër.

Sidoqoftë, menaxhmenti i Milan dëshiron t’i jap kohë trajnerit Giampaolo për të vlerësuar lojtarin përpara se të marrë një vendim për shitjen e tij.

Për Kessie është një periudhë e rëndësishme në jetën e tij dhe shumë shpejt do ta kuptojmë cilën fanellë do ta djersitë sezonin e ardhshmë Kessie. /ORAinfo/

Komento: