Dybala arrin në Torino, takimi që vendos të ardhmen e tij

11:46 | 01 Gusht 2019

Paulo Dybala ka mbërritur në Itali.

Pas pushimeve të zgjatura për shkak të turneut në Copa America, lojtari argjentinas zbarkoi në orën 10:30 në Torino.

Sot, ai do të takohet me trajnerin e Juventusit, Maurizio Sarri për të diskutuar të ardhmen, përcjell ORAinfo.

Dybala nuk është më i përfshirë në planet e Juventusit për të ardhmen, dhe bardhezinjtë janë në bisedime me Manchester United për të përfunduar një marrëveshje shkëmbimi që përfshin Romelu Lukaku.

Ekipet kanë arritur një marrëveshje në parim, duke humbur pritur vetëm ‘po’ nga Dybala. /ORAinfo/

Komento: