Manchester United është duke e kërkuar me ngul kalimin e Paulo Dybalas në Angli.
Paulo Dybala është i gatshëm t’i bashkohet Manchester Unitedit, nëse skuadra angleze i ofron një pagë javore prej 400 mijë eurosh, ka njoftuar të enjten e përditshmja “Daily Mail”.
Manchesteri ka arritur marrëveshje me Juventusin për shkëmbimin e Romelu Lukakut me Dybalan, por tani duhet bindur sulmuesin argjentinas që të transferohet në “Old Trafford”.
Me një kërkesë të tillë, Dybala dëshiron të jetë lojtari i dytë më i paguar në Premier League pas Mesut Oezilit.
Dybala 25-vjeçar, është pjesë e Juventusit prej vitit 2015 dhe ka fituar katër tituj kampioni e tri Kupa të Italisë.
Ai me Juventusin ka kontratë deri në vitin 2022, por pritet të largohet për shkak se nuk bën pjesë në planet e trajnerit Maurizio Sarri. Edicionin e shkuar, Dybala ka shënuar dhjetë gola në 42 ndeshje në të gjitha garat.