Të Inter apo Juvetnus, Lukaku jep shenja se po kalon në Serie A

19:38 | 01 Gusht 2019

Romelu Lukaku pritet të largohet nga Manchester United gjatë kësaj vere.

Tash e disa javë, është lidhur me një kalim të mundshëm tek Inter, por edhe tek kampionët e Serie A, Juventus.

Inter kanë nisur disa oferta në drejtim të lojtarit, por ofertat e ‘Zi kaltërve’ kanë qenë 20 milionë euro të mangëta.

Edhe vet lojtari belg ka dhënë disa shenja se është duke kaluar në Serie A, kur ka treguar se ai mund të flas italishten.

“Vëllai im luan në Itali, dhe unë shoh Sky Italia për të parë ndeshjet e tij, kështu që unë mund të flas pakëz italisht”, ka thënë Romelu Lukaku, transmeton lajmi.

Është Jordan Lukaku, vëllai i Romelu, i cili luan me skuadrën e Lazio që nga viti 2016, e që duket se e ka ndihmuar belgun që të mësojë italishten.

Komento: