Sapo erdhi lajmi i madh, ylli i madh i thotë ‘PO’ Milanit

21:30 | 01 Gusht 2019

Duket se Milani po bëhet me një super-lojtar.

Pasi siguruan shërbimet e Rafael Leao, Milan janë afër që të kryejnë tjetër lëvizje të madhe për fazën ofensive të skuadrës.

Objektivi i ardhshëm i Milan është Angel Correa i Atletico Madrid, i cili duket se ka bërë zgjedhjen për të ardhmen e tij.

‘Sky Sport Italia’ raporton se argjentinasi është pajtuar që t’i bashkohet skuadrës së Milan.

Agjenti i lojtarit është takuar me zyrtarët e Milan, duke bërë të ditur se ai dëshiron ‘Rossoneri’, përkundër interesimit nga Valencia e Monaco.

Milan duhet të paguajnë 40 milionë euro për shërbimet e lojtarit, por kjo gjë është vështirësuar pas dështimit të kalimit të Andre Silva tek Monaco.

Komento: