A bëri ofertë për Sanen, më në fund përgjigjet Bayern Munich

22:08 | 01 Gusht 2019

Bayerni mohon se ka bërë një ofertë për Sanen.

Mediat e gjermanisë kanë thënë se Bayern Munich ka bërë ofertën e parë për sulmuesin anësor të Manchester City, Leroy Sane.

Sipas Bild, një media që është shumë e afërt me transferet në Bayern, klubi bavarez me në fund ka bërë ofertën e parë zyrtare për sulmuesin e Manchester City, Leroy Sane.

Sane është përfolur gjatë tërë verës si target i Bayern por gjërat u duken se nuk do të shkojnë mirë pasi që klubi anglez nuk dëshironte ta shiste atë.

Tani, sipas mediave gjermane ka një optimizëm për klubin gjerman dhe ata janë gati për ta marrë yllin e City.

Megjithatë, klubi bavarez me anë të një komunikate për shtyp i ka mohuar këto thashetheme.

“Në lidhje me raportet e mediave për transferin e Leroy Sane në Bayern, dëshirojmë të ju njoftojmë se nuk ka asgjë të vërtetë”, ka shkruar Bayern në faqen e tyre zyrtare në Twitter.

Komento: