Lajm fantastik për Barcelonën, po rikthehet ylli i madh

23:21 | 01 Gusht 2019

Carles Puyol po rikthehet tek Barcelona.

Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, i ka kërkuar ish qendër mbrojtësit që të marr një post drejtues në skuadër.

Puyol pritet të jetë ai që do ta zëvendësoj Pep Seguran, pas kërkesës së shtruar nga vet presidenti i skuadrës.

‘Sport’ shkruan se nëse Puyol e pranon këtë ofertë, ai do të marrë me vete edhe Francesc Arnau, i cili ka përvojë në këtë post, pasi e ushtroi tek Malaga për tri vite, transmeton lajmi.net.

Puyol kishte punuar nën Andoni Zubizarretan tek Barcelona, pak pas pensionimit të tij, por kur Zubizarreta u largua, Puyol vendosi të largohej bashkë me të, për të ushtruar profesionin e agjentit.

Puyol ka hequr dorë nga puna e agjentit të lojtarëve në vitin 2018, por ai mund t’i rikthehet futbollit si menaxher i Barcelonës.

Komento: