Trajneri kampion ndan rrugët nga Feronikeli

12:13 | 02 Gusht 2019

Trajneri Zekirija Ramadani largohet nga Feronikeli

Zekirija Ramadani është larguar përfundimisht nga Feronikeli.

Tekniku shkupjan që arriti të fitoj titullin e kampionit dhe Kupën e Kosovës, nuk do të jetë më në krye të skuadrës nga Drenasi.

Ka qenë faqja e klubit drenicas që ka lajmëruar se Ramadani është shkarkuar pas rezultateve të fundit në Evropë.

“Zekirija Ramadani nuk do të jetë më trajner i KF Feronikelit. Kështu është vendosur pas një mbledhje të klubit me presidentin, Naser Ramaj, duke analizuar gjendjen e klubit dhe rezultatet e fundit”.

“Ramadani u shpall Kampion i Kosovës me Feronikelin duke arritur ta rrëmbejë edhe Kupën e Kosovës dhe sipas rregullave të FFK-së, ai ka fituar me automatizëm edhe Superkupën”.

“Si klub e falënderojmë për bashkëpunimin tejet korrekt dhe i dëshirojmë shumë sukses në vazhdimin e karrierës. Ramadani ishte trajneri i parë historik i Feronikelit që drejtoi skuadrën në garat e UEFA-s”, thuhej në njoftimin e klubit.

Komento: