S’ndalet Real Madrid, transferon edhe një super lojtar

13:19 | 02 Gusht 2019

Real Madrid nuk ndalet në merkato, arrin akordi me talentin 22 vjeçar.

Real Madrid nuk ndalet në merkato. Klubi madrilen ka arritur të gjejë akordin me talentin e skuadrës së Ajax, Donny Van De Beek.

Ky informacion është zbuluar nga gazetari Marcelo Bechler, i cili shkroi në Tëitter se mediat “AS” dhe “Marca” kanë të drejtë kur shkruajnë se Reali është duke negociuar për 22-vjeçarin, por ai shkon më tej duke theksuar se marrëveshja midis dy klubeve është arritur për kalimin në “Bernabeu” të holandezit.

“Nga ato që unë kam mësuar, gjërat kanë shkuar më tej: Propozimi i Realit është pranuar nga klubi holandez.

Van de Beek do të firmosë kontratë 5 ose 6-vjeçare në ditët e ardhshme. Negocimi ka ditë që është zhvilluar”, shkroi gazetari, duke hedhur dritë mbi blerjen e radhës të madrilenëve.

Komento: