Punë e kryer: Paul Pogba do ta djersitë këtë fanellë sezonin e ardhshëm

15:17 | 02 Gusht 2019

Paul Pogba tani është i vendosur të qëndrojë me klubin e tij Manchester United pavarësisht se është lidhur shumë me gjigantët spanjoll Real Madrid.

AS raporton se mesfushori francez ka qenë i lidhur me një largim nga ‘Old Trafford’ dhe ka pranuar hapur në fillim të dritares së transferimit se ai po kërkon një ‘sfidë’ të re sezonin e ardhshëm, përcjell ORAinfo.

Mirëpo raportet e fundit nga Spanja thonë se Real Madrid ka gati që të ketë pranuar humbjen në ndjekje të Pogbas, pasi United ka refuzuar të ulë vlerësimin e tyre prej 150 milionë eurosh për lojtarin e tyre.

Prandaj, Los Blancos e kanë përqendruar vëmendjen drejt sjelljes së mesfushorit të ri holandez të Ajaxit, Donny van de Beek. /ORAinfo/

Komento: