ZYRTARE: Ky është ekipi i ri i Malcom

17:00 | 02 Gusht 2019

Malcom nuk do të jetë pjesë më e Barcelonës.

Barcelona përmes një njoftimi ka konfirmuar shitjen e Malcom te skuadra e Zenitit.

“Është arritur marrëveshja për transferimin e Malcom te Zenit St Petersbourg”, thuhet në njoftim.

Skuadra ruse do të paguajë 40 milionë euro për kartonin e Malcom, dhe pesë milionë tjera në bazë të të arriturave.

Barcelona po ashtu ruan interesimin në rast të një shitje të ardhshme të futbollistit.

Malcom te Barcelona është transferuar verën e kaluar nga Bordeaux, dhe në 24 ndeshje ka shënuar katër gola.

Komento: