Merr fund “drama”, këtë fanellë do ta vesh Bale

17:20 | 02 Gusht 2019

Gareth Bale nuk e ka ndërmend të largohet nga Real Madrid.

Ylli uellsian nuk do të bëjë asnjë lëvizje për të gjetur një klub të ri para se afati kalimtar të mbyllet.

31 vjeçari nuk është në plane e trajnerit Zinedine Zidane, dhe Real Madrid po kërkon një skuadër të re për të, që do t’i paguante edhe pagën që merr te ‘Los Blancos’.

Bale dukej se do të transferohej në Kinë te Jiangsu Suning javën e kaluar, por transferimi dështoi vetëm në minutat e fundit.

Afati kalimtar në La Liga mbyllet më 2 shtator, dhe Real Madrid këto ditë do të punojë më shumë për t’i gjetur zgjidhje uellsiani

Komento: