Ronaldo zbulon transferimin “bombë” të United

19:08 | 02 Gusht 2019

Cristiano Ronaldo i ka kërkuar shokut të skuadrës së Juventusit, Paulo Dybala që të transferohet te Manchester United,raporton Daily Mail.

Dybala besohet të ketë pyetur Portugezin përpara për këshilla në lidhje me transferimin e mundshme, me të dy klubet aktualisht në bisedime mbi një marrëveshje shkëmbimi, ku përfshihet edhe sulmuesi i Belgjikës, Romelu Lukaku, përcjell ORAinfo.

Ronaldo, i cili fitoi nëntë trofe në Old Trafford midis viteve 2003 dhe 2009 dha miratimin e tij për transferimin, duke thënë se koha e tij në Djajtë e Kuq e ndihmoi atë të bëhej një ‘kampion’./ORAinfo/

Komento: