Pas Icardit, ylli tjetër i Interit niset drejt skuadrës tjetër të Seria A

19:42 | 02 Gusht 2019

Inter ka raportuar se ka dhënë dritën e gjelbër Radja Nainggolan që të nisë stërvitjen me Cagliari.

Mesfushori do të bëjë transferimin në klubin e tij të vjetër, të cilin e la në vitin 2010, me huazim për një sezon,përcjell ORAinfo.

Ky është një vendim i diktuar nga zemra e jo nga koka, pasi jo vetëm që ai do të kthehet në një mjedis të njohur, por gjithashtu do t’i lejojë gruas së tij Claudia – e cila është nga Sardenja – të jetë më afër familjes së saj, ndërsa lufton me kancerin, përcjell ORAinfo.

Sipas Sky Sport Italia, hierarkia e Interit në Kinë i ka dhënë gjithçka të qartë që Nainggolan të bashkohet me Cagliari dhe të fillojë stërvitjen me ta në terrenin e tyre Assemini gjatë fundjavës./ORAinfo/

Komento: