Përfundon “seriali”, këtë fanellë do ta vesh Rodriguez

21:45 | 02 Gusht 2019

Atletico Madrid, thuhet se ka bërë një ofertë 46 milion për sulmuesin e Real Madridit, James Rodriguez.

Ekipi i Diego Simeone ka qenë e lidhur fort me një transferim për kolumbianin, i cili është rikthyer në Bernabeu pas një huazimi dy sezonal në Bayern Munich, përcjell ORAinfo.

Lëndimi i gjatë në gju i Marco Asensio kishte çuar në sugjerime se James do të ishte i nevojshëm në Madrid gjatë fushatës 2019-20.

Sidoqoftë, sipas TeleMadrid, Atletico është e vendosur të zbarkojë yllin kolumbian në dritaren e transferimit të kësaj vere, me një ofertë 46 milionë që tani po dorëzohet./ORAinfo/

Komento: