Suso shqetëson Milanin

18:26 | 27 December 2018

Ylli i Milanit Suso mund të humbasë finalen kundër Juventusit.

Sipas raporteve të fundit dëmtimi i muskujve të Susos mund të le atë jashtë ndeshjes kur skuadra e tij luan finalen e kupës kundër Juventusit.

Dëmtimi i muskujve që më parë nuk konsiderohej serioz, mund të shkaktonte shumë probleme sesa pritej.

Në fakt, siç është raportuar nga La Repubblica, Suso mund të humbasë edhe Supercoppa Italiana kundër Juventusit, i cili do të zhvillohet në Arabinë Saudite më 16 janar, përcjell ORAinfo.

Milan është eliminuar pothuajse nga të gjitha garat në përjashtimt ë Kupës, dhe kjo ndeshje për Milanin do të jetë një nga më të rëndësishmet e vitit. /ORAinfo/

Komento: