Ish-futbollisti i Bayern Munich, Franck Ribery është vendosur të bashkohet me një klub në Katar ose Arabinë Saudite, raporon Bild.
36-vjeçari u largua nga Allianz Arena në fund të sezonit të kaluar dhe është në dispozicion me një transferim falas, përcjell ORAinfo.
Ribery, i cili ishte lidhur me një transferim në Eintracht Frankfurt, përfundoi një kontroll mjekësor të enjten përpara transferimit të tij në Lindjen e Mesme./ORAinfo/