Conte, po mendon ta forcojë fazën e sulmit.
Interi duhet ta harrojë Lukakun dhe të përqëndrohet në lojtarë të tjerë.
Conte e di se belgu i ka ikur nga duart dhe është hedhur në sulm për të marrë Duvan Zapatën nga Atalanta.
28-vjeçari është treguar një sulmues i madh sezonin e kaluar, duke shënuar 28 gola në 48 ndeshje.
Atalanta dëshiron 60 milionë euro. Një përfshirje e Mateo Politano do të ishte e favorshme për të dy ekipet.
Trajneri Gasperini e pëlqen shumë anësorin zikaltër dhe e shëh si një përforcim të madh për skuadrën e tij, që sezonin e ardhshëm do të luajë në Champions League për herë të parë në histori.