Gareth Bale nuk dëshiron largimin nga Reali, por Zinedine Zidane nuk llogarit në shërbimet e tij.
Ylli, uellsian, madje nuk është duke u interesuar për të gjetur skuadër të re.
31-vjeçari, nuk është në plane e trajnerit Zinedine Zidane dhe Real Madridi po kërkon një skuadër të re për të.
Bale dukej se do të transferohej në Kinë, por transferimi dështoi vetëm në minutat e fundit.
Nga ana tjetër trajneri Zidane, thuhet se nuk llogarit në shërbimet e lojtarit dhe mund të mos e aktivizoj në asnjë ndeshje në sezonin e ri.