Napoli po e transferon ‘bomberin’ e Bundesligës gjermane

11:26 | 03 Gusht 2019

Timo Werner po kërkohet nga Napoli.

Sipas asaj që është raportuar nga Tuttosport, Napoli po shpreh një interes për sulmuesin e RB Leipzig, Timo Werner.

Ky interesim vije pasi Inter dështoi të transferojë James Rodriguez nga Real Madridh dhe Mauro Icardin nga Inter, përcjell ORAinfo.

Napoli ka dështuar që të sjell një emër të madh, ku në mesin e emrave të kërkuar ishin Edinson Cavani, Mauro Icardi, Nicolas Pepe dhe Hirving Lozano, si dhe James Rodriguez të Real Madridit.

Mbetet të shihet nëse Napoli do t’i befasojë tifozët e saj me nënshkrimin e ndonjë ylli gjatë kësaj vere. /ORAinfo/

Komento: