Gjiganti nga Premierliga ofertë për Andre Silven

11:50 | 03 Gusht 2019

Klubi i Premier League Southampton është duke përgatitur një ofertë për të nënshkruar me sulmuesin e Milanit, Andre Silva.

Sulmuesi portugez është në listën e shitjes të Rossoneri pasi trajneri Giampaolo nuk e ka në planet e tij.

Milani e vlerëson Silvën në 25 milionë euro, dhe do që kjo shifër të përmbushet nëse do të shesin sulmuesin portugez.

Silva ka pasur paraqitje të përziera që nga momenti i transferimit në Milan. /ORAinfo/

Komento: