Klubet nga Serie A nisin ‘luftën’ për transferimin e Balotellit

13:18 | 03 Gusht 2019

Mario Balotelli pritet që gjatë verës të rikthehet në Serie A.

Verona dhe Brescia kanë shprehur interesim për ta transferuar sulmuesin italian.

La Gazzetta dello Sport raporton se Hellas Verona dhe Brescia janë vendosur ta luftojnë për nënshkrimin e sulmuesit italian Mario Balotelli, përcjell ORAinfo.

Koha e Balotellit në skuadrën e Ligue 1 Marseja duket se ka marrë fund, me sulmuesin duke u nisur për një transferim të lirë.

Një numër i klubeve kanë qenë të lidhur me lëvizjet për ta transferuar sulmuesin italian.

Por një transferim në Verona ose Brescia me siguri do të ishte një perspektivë intersuese për lojtarin italian këtë sezon. /ORAinfo/

Komento: