Inter zyrtarizon transferimin e ri

13:47 | 03 Gusht 2019

Inter Milan ka nënshkruar me talentin francez Etienne Kinkoue.

Mbrojtësi, i lindur në 2002, i ka kushtuar Nerazzurrit rreth 1 milionë euro dhe megjithëse nuk pritet të luajë një pjesë të madhe në skuadër këtë sezon, ai me siguri është një talent në primavera e Interit që ia vlen të vëzhgojë për të ardhmen.

Kujtojmë që këtë verë Inter ende nuk ka bërë ndonjë blerje të madhe. Klubi i Antonio Contes ka dështuar që të transferoj, sulmuesin Romelu Lukakun nga Manchester United.

Mbetet të shihet deri në fund të afatit të transferimeve të verës se cili është plani i Interit për sezonin e ri. /ORAinfo/

Komento: