Neymar tek Barcelona, por ҫfarë do të ndodh me Leo Messin?

14:13 | 03 Gusht 2019

Ka kohë që po përflitet për një kalim të mundshëm të Neymarit tek skuadra e Barcelonës.

Ish lojtari i Barcelonës, Edmilson, ka dhënë disa komente interesante lidhur me Neymar JR.

Emri i Neymar është lidhur ngushtë me një rikthim të mundshëm tek Barcelona, duke qenë kështu në qendër të vëmendjes thuajse gjatë gjithë merkatos.

Një rikthim të brazilianit do ta mirëpriste edhe ish mesfushori brazilian, Edmilson, i cili sheh shumë përfitimet të Barcelonës me një lëvizje të tillë.

“Barca do të mendojë për pensionimin e Lionel Messi. Ai ka edhe disa vite, por në tri, katër apo pesë vite, mendoj se Neymar mund të merrte vendin e tij” ka thënë Edmilson.
“Neymar është një lojtar i madh, por ai duhet të ketë mentalitet më të mirë për të luajtur futbollin e tij” ka thënë tutje braziliani.

Në javët e fundit të muajit të kaluar, thuhej se Barcelona do të merrte një vendim për Neymar gjatë javëve të para të muajit gusht.

Komento: