Arrihet marrëveshja e shumëpritur, Barcelona bën transferimin e madh

14:49 | 03 Gusht 2019

Arrihet marrëveshja e shumëpritur, Barcelona bën transferimin e madh.

Skuadra e Barcelonës ka arritur marrëveshje me Real Betis për transferimin e Junior Firpo.

Trajneri i Barcelonës ka kërkuar nga bordi drejtues edhe së paku dy transferime, dhe duket se njëri veçse ka përfunduar.

Raportimet nga Fabrizio Romano bëjnë të ditur se Firpo tek Barcelona është punë e kryer.

Marrëveshja e kampionëve të La Liga me Real Betis përfshinë 18 milionë euro, por do të shtohen edhe bonuse, të cilat pritet të prekin shumën e 25 milionëve.

Lojtari thuhet se do të përshëndetet me shokët e skuadrës gjatë kësaj pasdite, në seancën stërvitore.

Komento: