U KRY! Barcelona arrin marrëveshje me super-yllin

17:14 | 03 Gusht 2019

Junior Firpo, do të shpallet si lojtar i Barcelonës brenda 48 orëve të ardhshme pasi kampionët spanjollë arritën një marrëveshje me Real Betis.

Mundo Deportivo raporton se Barça ka arritur të flasë me Betis dhe ka përmbushur çmimin prej 25 milionë euro për të transferuar 22-vjeçarin,përcjell ORAinfo.

Ata tashmë kanë rënë dakord për kushtet personale me Firpo dhe ai mund të i kryjë testet mjekësore në Barça qysh në këtë pasdite./ORAinfo/

Komento: