Rossonerët mbesin pa fjalë, ja ku po transferohet Conti

17:28 | 03 Gusht 2019

Milan thuhet se po mendon ta lërë Andrea Conti të bashkohet me Sampdoria si hua dhe ta zëvendësojë atë me Jacopo Sala.

Sipas Gazzetta dello Sport, Milani dëshiron të huazojë Contin në mënyrë që të ketë ai kohën e rregullt në lojë pas dy sezoneve që vuajti nga lëndimi, përcjell ORAinfo.

Me këtë në mendje, ish-mbrojtësi i djathtë i Atalanta mund të kalonte fushatën e ardhshme në Sampdoria.

Nga ana tjetër, gazeta pretendon se kuqezinjtë do të kërkojnë Sala në të njëjtën bazë, ndoshta me një mundësi për të blerë./ORAinfo/

Komento: