S”ka kush që e ndal Milanin, po e transferon yllin e madh

23:59 | 03 Gusht 2019

Milani, tani po ëndërron për një goditje të madhe në mesfushë, pavarësisht se ka firmosur tashmë mesfushorët këtë verë.

Milano ka qenë shumë aktiv në dritaren e verës në vazhdim dhe është afër nënshkrimit të Leo Duarte nga Flamengo, ditë pasi ka konfirmuar firmën e Rafael Leao nga Lille, përcjell ORAinfo.

Milani tashmë në mesfushë kanë nënshkruar Rade Krunic dhe Ismael Bennacer, ata po kërkojnë të shtojnë në skenë një emër të ëndrrave.

Në krye të kësaj liste është Luka Modric, rrethi i të cilit ka marrëdhënie të mira me Zvonomir Boban dhe kanë zhvilluar bisedime fillestare tashmë për kroatin.

Në atë listë të ëndrrave përfshihen edhe Dennis Praet dhe Rodrigo De Paul dhe madje edhe Slobodan Lobotka nga Celta Vigo.

Nënshkrimi i dikujt si Modric do të jetë një krem në tortë për kuqezinjtë dhe Marco Giampaolo, me Franck Kessie aktualisht në treg së bashku me Andre Silva dhe Suso./ORAinfo/

Komento: