S’ka vend në formacionin e Giampaolos, ylli i madh po transferohet në Gjermani

14:00 | 04 Gusht 2019

Hakan Calhanoglu mund të largohet gjatë kësaj vere nga Milan.

La Gazzetta dello Sport raporton se shumë oferta vazhdojnë të mbërrijnë për Hakan Calhanoglu në adresë të Milanit, përcjell ORAinfo.

Mesfushori turk duket se nuk ka vend në 11-shën e parë të trajnerit të ri të kuqezinjve Marco Giampaolo.

Kjo ka bërë që lojtari të mendoj largimin nga San Siro.

Klubet e Bundesligës raportohet se janë të interesuar për mesfushorin, ndërsa me serioze në transferimin e lojtarit është parë Leipzig. /ORAinfo/

Komento: