Ngjarja tragjike në Istog, vjen reagimi i ambasadorit britanik

20:12 | 27 Dhjetor 2018

Ngjarja e rëndë ka ndodhur sot në Istog, ku humbën jetën dy persona.

Ambasadori britanik në Kosovë, Ruairí O’Connell, i ka shprehur ngushëllime familjes së policit Izet Demaj, i cili humbi jetën sot në detyrë.

O’Connell e ka quajtur hero policin i cili ka humbur jetën sot në tragjedinë që ndodhi në Istog.

Ai ka shprehur ngushëllimet për familjen dhe për policinë e Kosovës.

“RIP Izet Demaj. Vërtet Hero. Ngushëllime për familjen dhe krejt policinë e Kosovës”, ka shkruar O’Connell.

Pasditen e së enjtes në Istog dy persona të armatosur ishin nisur për një nga bankat në qendër të komunës, ku dyshohet se do të kryenin një grabitje. Aty u zunë në pritë nga pjesëtarë të Policisë së Kosovës, e pas një përleshje me mjete zjarri, ku mbeti pa shenja jete një nga të dyshuarit (Kamer Metaj), e pas tij në spital të Pejës ndërroi jetë edhe polici Izet Demaj.

Komento: