Inter gjen zëvendësuesin e Icardit në Gjermani

21:33 | 04 Gusht 2019

Inter, po ndjek negociatat me Eintracht Frankfurt për Ante Rebic me vlerën prej 40 milion eurosh, raporton Sky Sport Italia.

Ata nuk kanë arritur të sigurojnë asnjë përforcim në sulm, pasi që Mauro Icardi nuk duket se është në planet e tyre, përcjell ORAinfo.

Rebic është një sulmues që mund ta mbështetë në sulm Lautaro Martinez.
Kroati mbush 26 vjeç muajin tjetër dhe është nën kontratë me Eintracht Frankfurt deri në vitin 2022./ORAinfo/

Komento: